Digjet një shtëpi në Bubavec të Malishevës

19 shkurt 2023 | 09:27

Një shtëpi në fshatin Bubavec të Malishevës është djegur tërësisht.

Policia njofton se rrethanat janë ende të panjohura dhe se vlera e dëmit ende nuk dihet.

Raporti i policisë:

“INCIDENT ZJARRI- Fsh. Bubavec, Malishevë 18.02.2023 – 19:44.  Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar, shtëpia është djegur në tërësi. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, vlera e dëmit nuk dihet. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raport.

*Fotografia ilustrim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë nga Azerbajxhani është shpërblyer me një makinë të…