E ngarkoi veturën e vjetër me ndihma për Turqinë, burri shpërblehet me një mjet të ri

19 shkurt 2023 | 09:26

Një burrë nga Azerbajxhani është shpërblyer me një makinë të re nga një biznesmen si shenjë vlerësimi për ndihmën ndaj viktimave të tërmetit në Turqi. Serveri Besirli u bë viral në rrjet pasi ngarkoi mbi makinën e tij të vjetër materiale ndihme për personat e prekur nga tërmeti shkatërrues.

40 642 viktima janë konfirmuar në Turqi, ndërsa në Siri më shumë se 5 800.

OBSh bëri thirrje për ndihma në vlerë prej 1 miliard dollarësh për të mbijetuarit e tërmetit më shkatërrues në historinë moderne të Turqisë.

Pak ditë më parë kërkoi 397 milionë dollarë për të ndihmuar gati 5 milionë sirianë në zonat veriperëndimore të vendit të kontrolluara nga rebelët. Ndërsa nga fushata e televizioneve turke “Turqia, një zemër”, u mblodhën më shumë se 6 miliardë dollarë për të ndihmuar të prekurit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përleshje ka ndodhur dje në xhaminë e fshatit Halabak…