Digjet një shtëpi në Klinë, lëndohen katër persona

28 tetor 2019 | 11:25

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën është djegur një shtëpi në Klinë, ku si pasojë e zjarrit janë lënduar katër persona.

Siç ka njoftuar policia, personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

Po ashtu, policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe njësitë e tjera përkatëse.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti ka shkruar në procedurë të rregullt gjyqësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) është pajtuar për shtyrjen e Brexitit, apo…