Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”

10 prill 2024 | 17:16

Një veturë është kapluar nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se nga ky rast nuk ka të lënduar.

“Pas orës 15:00, një veturë është përfshirë nga zjarri. Rasti ka ndodhur në kilometrin e tretë Suharekë – Prizren. Nuk ka të lënduar. Dyshohet se kjo ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik”, tha Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Kosovës në Amerikë ua ka uruar të gjithë…