Digjet objekti i Gjimnazit të parë në Ferizaj

14 mars 2023 | 09:20

Ish-Gjimnazi i parë shqiptar “Ismail Qemali” në Ferizaj është është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së martës.

Po ashtu, rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 04:25 kemi pranuar një informate se ne një objekt shkolle të vjetër jo funksionale në rrugën “Ramadan Rexhepi” është një incident zjarri.

Ekipe të policisë, zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, veç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë  zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

Pamjet gjithashtu janë publikuar nga mediat lokale atje.

Ndërkaq, siç raportohet të hënën, më 13 mars, kishin nisur punimet restauruese dhe kjo nuk është hera e parë që ky objekt digjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ketë hulumtim e ka realizuar “M portal”, nga Mali i…