Digne transferohet tek Aston Villa

12 janar 2022 | 15:45

Lucas Digne do t’i bashkohet Aston Villas pasi Villains ranë dakord për një tarifë transferimi prej 25 milionë funte me Evertonin.

Disa skuadra kanë treguar interes për nënshkrimin e Digne gjatë merkatos së janarit, duke përfshirë Chelsea, Newcastle United dhe Interin, por francezi do t’i bashkohet trajnerit Gerrard pasi t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Birmingham të mërkurën.

Transferimi i Digne vjen vetëm disa ditë pas ardhjes së Philippe Coutinhos, i cili i është bashkuar klubit anglez në formë huazimi deri në fund të sezonit, me një opsion blerjeje të përfshirë për 33.3 milionë paund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Lewis Hamilton si pilot i F1 mbetet…