Dinamo Zagreb shokon Chelsean

06 shtator 2022 | 20:50

Edicioni i ri i Ligës së Kampionëve ka nisur me surpriza. Dinamo Zagreb i ka shkaktuar një humbje surprizë Chelsea-t, fituesit të dy sezoneve më parë. Skuadra kroate do të shënonte golin e avantazhit me një kundërsulm në minutën e 13-të.

Mislav Orsiq ishte fantastike me një goditje të bukur përballë portierit. Me gjithë përpjekjet dhe aktivimin e Brojës, asgjë nuk do të ndryshonte tek Chelsea.

Dortmundi ndërkohë shkatërroi 3-0 Kopenhagenin. Reus dhe Guerrero shënuan në pjesën e parë, ndërkohë që Bellingham shënoi golin e sigurisë 7 minuta nga fundi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti Haarlem në Holandë ka vendosur të ndalojë shumicën e…