Diplomati i lartë amerikan, Palmer viziton Shkupin

22 tetor 2018 | 11:19

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështjet Evropiane, Matthew Palmer, sot do ta vizitojë Maqedoninë.

Palmer shkon në Shkup pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë të nismës për ndryshime kushtetuese me qëllim zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Zyrtari i lartë amerikan do të takohet me faktorët politikë në pushtet, përfshirë kryeministrin Zaev dhe ministrin e Jashtëm, Dimitrov.

Palmer gjithashtu pritet të ketë takim edhe me bllokun opozitar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton pritet të nisë…