Diplomati kroat: Rugova, lider i kapaciteteve globale, i mungon Kosovës dhe Evropës

21 janar 2024 | 14:13

Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, sot në 18-përvjetorin e vdekjes, e ka kujtuar edhe ambasadori i Kroacisë në Finlandë dhe Estoni, Josip Buljeviq.

Bujleviqi ka shkruar në “X” se Rugova ishte lideri i duhur në kohën e duhur për Kosovën.

“Ibrahim Rugova ishte pikërisht ai lloj lideri që i duhej popullit të tij në ato kohë. Një vizionar karizmatik, një pacifist, por i palëkundur në parimet themelore. Lider i kapaciteteve globale”.

“Sot kanë kaluar 18 vjet nga vdekja e tij dhe ai është shumë i munguar në Kosovë dhe në Evropë”, ka shkruar Bujleviqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Mora hakun e vajzës”. Këto kanë qenë fjalët e para…