Disa fshatra të Skenderajt Vitin e Ri e kanë pritur në terr

01 janar 2021 | 12:58

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka treguar se disa  fshatra të kësaj komune Vitin e Ri e kanë pritur në terr.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se kjo ka ndodhur për shkak të një defekti në rrjet.

Postimi i plotë i Jasharit:

Të dashur qytetarë,

Fatkeqësisht në natën e vitit të ri, disa fshatra të komunës sonë pas ores 19:00 nuk kanë pasur energji elektrike dhe kështu vitin e ri e kanë pritur në terr.

Menjëherë ekipet e KEDS-it bashkë me drejtorin për Skenderaj, Skender Mustafa, kanë vizituar të gjitha këto fshatra, në kërkim të defektit, mirëpo deri pak me parë nuk kishin arritur ta gjenin.

Ekipit të KEDS-it iu bashkova edhe unë dhe tashmë pas gjetjes së defektit po punohet në rregullimin e rrjetit elektrik.

Si Kryetar i komunës me vjen shumë keq për këtë ndërprerje të energjisë dhe kërkoj mirëkuptimin e banorëve sepse kjo nuk ka ndodhur me qëllim por si pasojë e prishjeve që ndodhin në rrjet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jemi mësuar që profesioni i shoferit të jetë i dedikuar…