Disa ngjarje të ditës së sotme në Kosovë

19 prill 2022 | 07:55

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00).

Ngjarjet e tjera të datës 19 prill 2022:

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave si dhe Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport-CERP huamarrje nga Banka Botërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla nr. 10, ora 9:00)

Kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim Parauniversitar, Samir Shahini, raporton në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me gjendjen e arsimit parauniversitar në nivel komunal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla nr. 303, ora 10:00)

Këshilli i Nxënësve të Kosovës mban marrshin e nxënësve “S’po shkohet n’shkollë” si thirrje për cilësi në arsim. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:30)

Me rastin e Ditës së Veteranëve të betejës së Koshares, presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe Shoqata e ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani”  ju ftojnë në ndarjen e Çmimit “Ditët e Shqipes” për veprimtari te përgjithshme. Laureatët: Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Shteteve të Bashkuara pritet të fillojë stërvitjen e…