Disa studentë numërojnë shkeljet e Kurtit e Osmanit në ditën e dytë të marrjes së detyrës

05 shkurt 2020 | 16:18

Një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës kanë mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, përkatësisht për dy krerët e porsazgjedhur, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Studentja Djellza Gashi, ka thënë se kryeministri Kurti dje ka qëndruar para flamurit të Kosovës që dikur e quante lara-lara. Ajo ka thënë se dikur Kurti i kishte përbuzur simbolet e shtetit.

“Sot jemi mbledhur këtu si student dhe të rinj për një aksion simbolik me dy mesazhe të qarta për dy bartësit e institucioneve. Albin Kurti me dekada i mohoj institucionet dhe simbolet e Kosovës, i përbuzi ato dhe i përdhosi në ujëra të zeza dhe i dogji me molotov. Ai qëndroj dje gatitur para flamurit të Republikës së Kosovës që e quante flamur lara-lara apo flamur i Hib Petroli”.

“Me sjelljet e tij politike me gaz lotsjellës në Kuvend, me përdorimin e dhunës në rrugë me ngritjen e tenda e greva në shesh e ka gjuajtur iluzionin nuk bëhet dhe Kosova është shtet i dështuar. Ishin përpjekjet e tij për ta përmbysur shtetin tonë”, Gashi, duke shtuar se si student i gëzohen që i ka shkelur parimet e tij dhe presim ndryshim nga ai.

Kurse studentja tjetër, Majlinda Selmanaj, ka theksuar se edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, qysh në ditën e parë ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin duke hequr nga zyra e saj fotografinë e presidentit Hashim Thaçi.

“Ligji për protokollin e shtetit i obligon institucionet të vendosin flamurin e presidentit. Vjosa Osmani qysh në ditën e parë e shkeli Kushtetutën dhe ligjin. Ajo tha se e njeh mirë legjislacionin dhe të njëjtën gjë e kishte thënë të ish presidenti Fatmir Sejdiu i cili ka dhënë dorëheqje pasi ajo nuk e ka këshilluar si duhet. Sipas ligjit fotografia e presidentit duhet të vendoset në vend të dukshëm dhe ballorë. Ata duhet të dinë se pozitat janë të përkohshme dhe institucionet e përhershme”, ka deklaruar Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi është njëra ndër skuadrat që ka bërë shumë ndryshime…