Disa thoshin që e kishin parë në park

19 janar 2021 | 10:36
Xhevdet BAJRAJ
Një burrë
u zgjua sot herët në mëngjes
dhe doli për një kafe dhe për gazetë
Kurrë më nuk u kthye në shtëpi
disa thoshin që e kishin parë në park
duke biseduar me zogj
ca të tjerë betoheshin që e kishin parë
duke fluturuar me ta
Gazeta e lënë në park
e përcillte deklaratën e një plaku
nga shekulli i kaluar
që thoshte
nderi ynë nuk varet nga ajo se prej nga vijmë
por kah po shkojmë


“Kafe me nënën”, Sh. B. Armagedoni, 2020. Librin e gjeni në librarinë “Dukagjini” dhe “Artini” në Prishtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SALAJDIN SALIHU   KUR VRITEN FËMIJËT   Kur vriten fëmijët…