Diskutohen specifikat e projektligjit për partneritete publiko-privat

12 qershor 2019 | 13:26

Gjatë tryezës së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë rreth funksionimit të partneriteteve publiko-private, bizneset nga sektori privat diskutuan rreth kushteve, parimeve, dhe dispozitave që dalin nga ky projektligj në rregullimin e partneriteteve publiko-private (PPP) me ndikim në sektorin privat.

Ramis Ahmetaj, konsulent biznesi, ka thënë se ky projektligj synon të adresojë çështje të cilat janë problematike në lidhje me partneritetet publiko-private (PPP) si pronësia mbi projektin, teknologjia e transferueshme nga sektori publik në atë privat, si dhe kohëzgjatja e planifikimit të projektit, duke përfshirë këtu hapësirën fiskale.
Ahmetaj ka theksuar se përcaktimi i një vlere minimale të projekteve të cilat do të kualifikoheshin për PPP-në do të mirëpritej sepse projektet në vlera të ulëta monetare nuk paraqesin interes publik dhe paraqesin rreziqe të shumta.

Drejtori i Departamentit Qendror për Partneritet Publiko-Privat nga Ministria e Financave, Ilir Rama, ka thënë se projektligji për partneritete publiko-private (PPP) parasheh kritere specifike të cilat do të ndikojnë në rritjen e fleksibilitetit në kontrata, si dhe zgjidhjen e problemit rreth kohëzgjatjes së madhe të aprovimit të projekteve.

Ai ka përmendur bashkëpunimin me sektorin privat si kyç në adresimin e çështjeve të rëndësishme për zbatim më të mirë të dispozitave të ndryshme, duke përmendur se ndihma e dhënë nga sektori privat përmes rekomandimeve gjithmonë është reflektuar në strukturim më të mirë të ligjeve nga ana e institucioneve relevante.

Rama ka shtuar se përmes këtij projektligji kanë propozuar mes të tjerash rikthimin e ofertave të pakërkuara, si dhe adresimin e mungesës së kapaciteteve të menaxhimit të projekteve nga ana e institucioneve relevante.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova është…