Diskutohet mbrojtja e të drejtave të kafshëve dhe ndjekja penale e keqtrajtuesve të tyre

15 nëntor 2021 | 16:03

Me iniciativë të organizatës së shoqërisë civile, përkatësisht Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, të hënën kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi dhe drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, ka pritur në takim përfaqësues të kësaj organizate së bashku me aktivisten ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, Hana Noka.

Qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte diskutimi i çështjeve që lidhen me avancimin e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve në aspektin penal, të drejta këto, që mbrohen me legjislacionin në fuqi, ndërgjegjësimin në trajtimin e këtyre rasteve dhe reagimin institucional në ndjekjen penale të të gjithë atyre personave, të cilët cenojnë dhe keqtrajtojnë kafshët në forma dhe mënyra të ndryshme.

Aktivistja Hana Noka, e cila është edhe regjisore e suksesshme në Hollywood të Kalifornisë, ka treguar për iniciativën e saj në përgatitje të një filmi dokumentar të metrazhit të gjatë, me titull “The Citizen Paw”, që si temë do ta ketë vetëdijesimin dhe mbrojtjen e mirëqenies dhe të drejtave të kafshëve në Kosovë.

Në fund, palët janë pajtuar që të intensifikojnë bashkëpunimin në mënyrë që mbrojtja e të drejtave të kafshëve të marrë vëmendjen e duhur të institucioneve ligjzbatuese të Republikës së Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas deklaratës së fundit të ish-emisarit të Shtëpisë së Bardhë…