Diskutohet për bashkëpunim në rastet e korrupsionit mes Prokurorit të Shtetit dhe Institutit për Qeverisje të Bazelit

13 korrik 2023 | 13:35

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka pritur të enjten në takim pune përfaqësues të Institutit të Bazelit për Qeverisje, kryesuar nga Eric Stonecipher, ekspert nga Qendra Ndërkombëtare për Rimëkëmbjen e Pasurive të Institutit të Qeverisjes së Bazelit.

Gjatë këtij takimi u diskutua për format e bashkëpunimit në mes institucionit të Prokurorit të Shtetit me Institutin për Qeverisjes së Bazelit, i cili do të mbështesë prokurorët në Kosovë, sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet këtyre institucioneve, për bashkëpunim lidhur me gjurmimin dhe identifikimin e aseteve të fituara në mënyrë të paligjshme, që ka për qëllim rritjen e efikasitetit në luftën kudër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar në Republikën e Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe Stephen Radcliffe, nga Instituti i Baselit dhe Albert Avdiu, nga Zyra e UNDP-së në Kosovë, e cila është duke i ofruar në vazhdimësi mbështetje Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, përmes Projektit SAEK III, i cili mbështetet financiarisht nga qeveria zvicerane dhe ajo suedeze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë…