Diskutohet për draftet e rregullores komunale për menaxhimin e mbeturinave në Gjakovë

09 shkurt 2021 | 15:55

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Gjakovë, përkatësisht sektori për Menaxhimin e Mbeturinave, ka organizuar të martën një punëtori në të cilën janë prezantuar dhe diskutuar draftet e Rregullores Komunale për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Plani Lokal për Menaxhimin e Mbeturinave 2021-2025.

Dy dokumente këto tejet të rëndësishme për zhvillimin e këtij sektori dhe përmirësimin e mëtejmë të menaxhimit të mbeturinave dhe mbrojtjes së ambientit në komunën e Gjakovës. “Nga të pranishmit është konstatuar së situata me menaxhimin e mbeturinave dhe mbrojtjen e ambientit është duke u përmirësuar çdo ditë e më tepër dhe se me miratimin e këtyre dy dokumenteve, efikasiteti do të jetë akoma më i lartë”, ka njoftuar Komuna e Gjakovës.

Rregullorja Komunale për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Plani Lokal për Menaxhimin e Mbeturinave 2021-2026 janë në fazën e diskutimit publik dhe më tej do të kalojnë për miratim edhe në Kuvendin e Komunës për të nisur kështu edhe implementimi i tyre në terren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për president dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka…