Diskutohet procesi i trajtimit tatimor për sektorin e ndërtimit

08 tetor 2019 | 16:48

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka pritur në një takim menaxhmentin e ATK-së në përbërje me të Ekrem Hysenaj, koordinator i projektit, Sami Salihu, drejtor i shërbimeve të sektorit të tatimpaguesve dhe Nevahi Rexhepi, menaxher i projektit.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi falënderoi përfaqësuesit e ATK-së për takimin, duke shtuar që oda është e interesuar që të bashkëpunoj në zgjidhje të problemeve të identifikuara, e me të cilat bizneset vazhdimisht po përballen.

Ndërsa, Sami Salihu drejtor i shërbimeve të sektorit të tatimpaguesve, ka thënë se sektori i ndërtimtarisë ka disa rregulla të veçanta të cilat aplikohen. Sipas tij, prandaj edhe monitorimi do të bëhet përmes një qasje të re që njihet si qasje holistike, nga lartë poshtë, e cila do të ketë shtrirje horizontale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka sugjeruar Francës dhe…