Dislokohen në Kosovë edhe pesë xhandarë nga Franca

15 dhjetor 2023 | 12:23

Pesë xhandarë të Xhandarmërisë së Francës do të dislokohen nesër (e shtunë) në Kosovë si kontribut i Forcës së Xhandarmerisë Evropiane (EUROGENDFOR) për Njësinë e tanishme të policisë së specializuar rezervë të EULEX-it (NjPSR).

Përmes një njoftimi, EULEX-i ka theksuar se dislokimi i tyre do të kontribuojë për informimin e misionit mbi situatën.

Franca edhe më herët ka dislokuar në Kosovë xhandarë. EULEX-i ka njoftuar më herët se prurja e kësaj njësie në Kosovë,do të rrisë më shumë sigurinë.

NjPSR-ja përbëhet prej 24 karabinierëve italianë dhe 20 zyrtarëve lituanezë të sigurisë publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionët e Denverit fituan me rezultat 124-101 ndaj Brooklynit në…