Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare

29 qershor 2022 | 14:43

Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare. Xhudistja kosovare e mposhti në çerekfinale me Ippon xhudisten nga Qipro, Sofia Asvesta.

Kampionia olimpike e dominoi kundërshtaren në meçin e vlefshëm për kategorinë deri në 52 kilogramë dhe fitoi pa problem në rrethin e dytë, derisa atë të parë e kishte kaluar pa luftë.

Krasniqi me këtë rast do ta kërkojë finalen, në mënyrë që ta fitojë medaljen e artë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Betejë e ashpër ligjore është duke u zhvilluar në Gjykatën…