Distria kualifikohet në çerekfinale

11 janar 2021 | 11:10

Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfinale të Mastersit të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Krasniqi, që është numër një në renditjen botërore në kategorinë deri 48 kilogramë, raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë e mposhti me “Ippon”, sllovenen Marusa Stangar.

Në kategorinë deri 52 kilogramë Majlinda Kelmendi, pas një mungese mbi njëvjeçare, i është kthyer garave. Ajo në raundin e parë e mposhti rumunen Andreea Chitu.

Sot garon edhe Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marr vendim…