Distria kualifikohet në gjysmëfinale, Nora në çerekfinale

11 janar 2021 | 11:56

Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Mastersit të Dohas, pasi e mposhti xhudisten portugeze Catarina Costa.

Distria është paraqitur mirë në çerekfinale dhe pa ndonjë problem e mposhti xhudisten portugeze në kategorinë deri në 48 kilogramë. Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me francezen Melanie Clement.

Ndërsa xhudistja tjetër e Kosovës, Nora Gjakova e ka mposhtur xhudisten serbe Marica Perisiç për të kaluar në çerekfinale të Mastersit të Dohas, i cili është duke u mbajtur momentalisht në Katar.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i PDK-së dhe kandidati për kryeministër të…