Dita Botërore e Librit, Krasniqi: Rëndësia e librit si mjet komunikimi, arsimimi dhe edukimi është e pazëvendësueshme

23 prill 2023 | 12:46

Në mbarë botën, sot shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës Autoriale.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se kjo ditë është një thirrje për të rritur mirënjohjen dhe respektin për kontributin e autorëve dhe të librit në progresin shoqëror dhe kulturor të njerëzimit dhe shoqërive.

“Rëndësia e librit si mjet komunikimi, arsimimi dhe edukimi është e pazëvendësueshme, andaj institucionet duhet të angazhohen fuqishëm në mbështetje të botimit dhe shpërndarjes së librave dhe mbrojtjes së të drejtës autoriale. Gëzuar Dita e Librit”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u bëri thirrje serbëve…