Dita e Flamurit, Jashari: E kemi obligim që të jemi më afër njëri-tjetrit

28 nëntor 2021 | 12:12

Kryetari në largim i Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, për nder të 28 Nëntorit.

Jashari ka thënë se ky muaj është muaj i kthimit të shqiptarëve ndër shekuj për liri, teksa ka shtuar se falë UÇK-së, në qershor të 1999 është arritur liria.

“Ne bashkërisht së bashku me shoqatat e dala nga lufta e me qytetarë tjerë së bashku bëmë nderime e homazhe pranë varrit të komandantit legjendar dhe dëshmorëve tjerë, ku do të vazhdojmë edhe në kompleksin memorial në Marinë”.

“Ky muaj është muaji i sakrificës, i lavdisë dhe kthimit të shqiptarëve ndër shekuj për liri që ne si shqiptarë të Kosovës falë UÇK-së, në qershor të ’99-s arritëm ta kurorëzojmë këtë liri. Është obligim institucional e moral i të gjithë neve që të jemi më afër njëri-tjetrit e që bashkë ta ndërtojmë shtetin ashtu siç është më së mirë dhe ashtu siç e deshën dëshmorët”, ka thënë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka uruar shqiptarët për…