Dita e të pagjeturve, ambasadori amerikan: Mbetemi të përkushtuar për të kërkuar dhe gjetur të vërtetën

30 gusht 2022 | 14:05

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur në Prishtinë.

Me këtë rast, ambasadori Hovenier, ka thënë se mbeten të përkushtuar për të kërkuar dhe gjetur të vërtetën për personat e pa gjetur.

“I nderuar për t’u bashkuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe familjarët e të zhdukurve për të respektuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me Forcë. Ne qëndrojmë me çdo person që është në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre të zhdukur dhe mbetemi të përkushtuar për të kërkuar dhe gjetur të vërtetën”, ka shkruar Hovenieri në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentit i Sllovenisë, Borut Pahor, në Forumin e Bledit, ka…