DITËLINDJA E ARTAN GRUBIT, SHEFIT TË KABINETIT TË ALI AHMETIT E ZV.KRYEMINISTRIT TË PARË TË MAQEDONISË SË VERIUT

07 qershor 2023 | 21:34


Ismet Sylejmani

Sot më 7 Qershor 2023, Shefi i Kabinetit e bashkpunëtori shumë vjeçar i Shokut e bashkeveprimtarit tim Ali Ahmeti, Miku im i nderuar Artan Grubi, e ka ditëlindjen!
22 vjet pas përfundimit të luftës së UÇK-së e pas nënshkrimit dhe arritjes së Marrveshjës Historike të Ohrit, në moshën 46 vjeçare, Artan Grubi pas shumë funksioneve partiake dhe shteterore që ka bartur dhe ushtruar në Maqedoninë e Veriut, aktualisht drejton me funksionin më të lartë shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me atë të Zëvendës Kryeministrit të Parë!
Pas themeluesit, Kryekomndantit të UÇK-së, Kryetarit të BDI-së e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, Artan Grubi me fuqinë e personalitetit të Tij, është emri më i njohur dhe më i dëgjuar në Maqedoninë e Veriut!
Artan Grubi ditëlindjen e Tij të 46-të e feston në flakën e madhe të përkrahjës dhe mbështetjës që e ka nga Lideri shekullor e shqiptari i madh Ali Ahmeti dhe nga anëtarësia e BDI-së që e përkrahë dhe e dëgjon me përulje, nderim e respekt e besnikëri absolute ikonën Ali Ahmeti, por edhe urrejtjes e kundërshtimin nga të tjerët që mendojnë ndryshe…

Miku im Artan Grubi, në festën e ditëlindjes së 46-të të Tij, sigurisht se ka marrë shumë urime nga njërëz që e duan, që e mbështesin dhe e përkrahin në rrugën Tij!

Sigurisht që të gjitha ato urime i vijnë nga njerëz që e admirojnë, pasi Artan Grubi, jo vetëm është njëri nga besnikët e Ali Ahmetit, por edhe mbrohet nga Ali Ahmeti, mbrohet nga sulmet e pafund dhe të paskrupullta të kundershtarëve të Tij politik, prandaj me këtë rast edhe unë Ismet Sylejmani, njëri nga shokët, bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e Kryetrit të Tij Ali Ahmeti, nga zemra ia uroj ditëlindjen,i uroj 100 vite jetë, i uroj shëndet e suksese të mëdha!

Urime besniku i Ali Ahmetit!
Gëzuar ????
Miku im Artan Grubi!

Me shumë respekt,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 7 Qershor 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se më 27…