Kurti publikon emrat e granatave që serbët i përdorën kundër KFOR-it

07 qershor 2023 | 21:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se më 27 maj, grupet ekstremiste në Veri të Kosovës plagosën ushtarë të NATO-s duke përdorur armatim të sjellur nga Serbia.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka treguar se çfarë granata kanë marrë këto grupe nga Serbia.

Kurti po ashtu përmendi edhe emrin e një personi nga Serbia që sulmoi ushtarët e KFOR’it.

“Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 dhe bomba shokuese RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, punonjës policie dhe gazetarë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Dhjetëra ushtarë të KFOR’it kishin mbetur atë ditë të plagosur, duke ngjallur kështu reagimin ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra peshq të ngordhur janë shfaqur në Ukrainën jugore, si…