DITËLINDJA E EMRIT TË MADH E TË LAVDISHËM MUHAMET MAVRAJ

22 qershor 2022 | 21:54

Ismet Sylejmani

Ditëlindja e çdo njeriu, është ngjarje pavarësisht nga madhështia e atij që e ka dhe atij që i festohet e nderohet, por kjo ditëlindja s’është meritë e tij, sepse kushdo që ka lindur dhe jeton, ka edhe ditëlindje!

Por vlera e ditëlindjes është diçka krejt tjetër, sepse ajo matet me çfarë ka bërë Ai ose Ajo!
Peshohet në detaje të padukshme se sa kanë bërë Ai ose Ajo në dobi të shoqerisë, në dobi të vëndit, në dobi të Atdheut, në dobi të familjes e në dobi të fisit nga njëra ditëlindje në tjetrën dhe për çdo gjë!

I dashur Muhamet Mavraj!

Ti je i shtrenjtë!
Ti je njëri prej bijëve të mëdhenj të Kombit tonë!
Ti je magjia e një dashurie të papërshkruar për njerëzimin, për luftën e madhe çlirimtare të popullit, Atdheut e Kombit tonë, Ti për gazetarinë shqiptare je dhurata më e bukur e Zotit!

Ty si askujt tjetër, të shkon formulimi i madh, se personi që e admiron, nuk është ai që e sheh çdo ditë, që e takon çdo ditë, që degjohesh me të çdo ditë, por Ai që e ke në mendje çdo ditë, që shërbehesh me shembullin e Tij, që flet me të tjerët për Të, që ju shkruan të tjerëve për Te, etj., etj., sepse me qëndrimin e Tij, Ai është në mes të epokave, është kufiri i madh në mes të vjetrës dhe përparimtares,…

Ikona e gazetarisë heroike çlirimtare shqiptare Muhamet Mavraj, është i vetmi gazetar shqiptar, që me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në ndrrim të moteve 1998-1999 është caktuar të jetë jo në front lufte të armatosur, por në Prishtinë!

Dhe ky gjigant gazeten studentore “Botën e Re”, jo vetëm e ka bërë si “Zërin e Kosovës” organin e LPK-së, por me përmbajtjen e sajë e ka shënderruar në Organ të UÇK-së!

Urime Shoq!
? të lumtura!
Me respekt e me dorë në zemër,
Gëzuar ?!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 22 Qershor 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë poeti dhe profesori universitar, Xhevdet Bajraj. Lajmin…