Djali i heroit Xhevat Berisha viziton krerët e UÇK-së në Hagë

30 tetor 2022 | 21:04

Djali i heroit Xhevat, Bear Berisha përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se sot ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.

“Sot në Hagë, i vizitova bartësit e lirisë dhe firmëtarët e shpalljes së Kosovës së pavarur. Burrat e ndershëm e luftëtarët trima që po mbahen padrejtësisht në Hagë”.

Ai shton se takimi me shokët e babait dhe heronjët e Kosovës të cilët e frymëzuan me qetësi dhe njëkohësisht e bindën se qëndrimi i tyre larg vendit që e çliruan, është beteja që po e bëjnë për ta mbrojtur luftën e drejtë të UÇK-së.

“Jam krenar, që jam bir i heroit dhe biri i këtyre luftëtarëve të lirisë, që kanë dhënë e po vazhdojnë të japin edhe sot për Kosovën! Ata po vijnë – ne do t’i presim! Sepse asgjë në Kosovën e lirë dhe të pavarur nuk ka kuptim pa ta, pa historinë e tyre që është edhe historia e vetë Kosovës!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka regjistruar fitoren e tetë këtë edicion, duke qenë…