Djali i Jakup Krasniqit: Ti, Donikë, jo veç që e respekton atë që e thotë Fatosi, por edhe e dëshiron atë që e thotë Fatosi

20 maj 2026 | 23:41

Pas deklaratës së ministres në detyrë, Donika Gërvalla, ka reaguar edhe Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit.

Gërvalla deklaroi se e respekton qëndrimin e bashkëpartiakut të saj, Fatos Geci, i cili kishte thënë se “shpreson që Hashim Thaçi të dënohet me burgim të përjetshëm në Hagë”.

Në reagimin e tij, Altin Krasniqi tha se Donika Gërvalla jo vetëm që e respekton këtë deklaratë, por edhe e dëshiron një epilog të tillë për ish-krerët e UÇK-së.

“Ti, Donikë, jo veç që e respekton atë që e thotë Fatosi, por edhe e dëshiron atë që e thotë Fatosi. Epilogun e kësaj gjykate unë nuk e di. Di vetëm se besoj në drejtësi, e nëse drejtësia ekziston, babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha kanë me u kthy.”, ka shkruar Krasniqi.

Ai shtoi se historia ka dy anë dhe se, sipas tij, në anën e ndritur do të mbeten ish-krerët e UÇK-së, ndërsa Donika Gërvalla do të mbahet mend në anën e errët të saj.

“Janë dy anë të historisë: ajo ana e bardhë dhe e ndritur, në të cilën babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha, kanë me jetu përjetësisht me lavdinë më të madhe që mundet me e pasë njeriu; atë të heroit dhe të çlirimtarit. Po është edhe ana e errët e historisë, ana e zezë apo schëarz; aty, kokëulur, ti ki me jetu gjatë.”, ka shkruar ndër të tjerash Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës,…