DnV-ja, zgjedhjet në veri: 21 për qind e qytetarëve kanë votuar deri në orën 12:00

19 maj 2019 | 14:07

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” po vazhdon të vëzhgojë procesin zgjedhor të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Deri në orën 12:00, sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, për të votuar kanë dalë 21% qytetarëve me të drejtë vote.

Në një konferencë për medie zyrtarët e DnV-së kanë treguar daljen e votuesve në zgjedhje: Leposaviq (24%), Zveçan (21%), Mitrovicë e Veriut (20%), Zubin Potok (18%).

Sipas tyre, parregullsitë më të shpeshta që po e përcjellin procesin e votimit në terren deri në orën 12:00 kanë qenë, votimi me dokumente të Serbisë, votimi familjar, raste të votimit jashtë kabinave të votimit.

 DnV ka ftuar qytetarët të dalin në votime dhe të bëhen pjesë e vendim-marrjes dhe krijimit të politikave që janë në funksion të përmirësimit të mirëqenies dhe jetës së tyre.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi e ka mbyllur me humbje kampionatin 2018/2019 në…