Dogana bastisë 32 lokacione për dyshimin e kontrabandimit

20 mars 2019 | 15:01

Dogana e Kosovës në orët e para të mëngjesit ka filluar një aksion të madh në kuadër të përpjekjeve për luftimin e krimit te organizuar dhe kontrabandës.

Ky aksion i Doganës është bërë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës dhe Ferizajt.

“Në vijim të një hetimi sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë ka ndërmarre një operacion kontrolli bazuar në urdhëresën e Gjykatës së Prizrenit ne 32 lokacione te ndryshme të vendit. Në kuadër të operacionit do të procedohen për ndalim sipas urdhrit të Prokurorit pesë persona të dyshimtë, ndërsa që operacioni ka rezultuar me gjetjen e dobive pasurore dhe provave të konsiderueshme si në vijim: 2 milionë copë filtër për duhan, pesë armë të zjarrit pa leje, rreth 1500 kilogramë duhan i grirë, 237 copë makina për mbushje të filtrave me duhan, dy makina grirëse për duhan, 500 copë letër mbështjellëse të duhanit, 1 200 paketime ambalazhe kartoni për duhan dhe dy automjete”, është thënë në njoftimin e Doganës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se sulmi ndaj…