Dogana e Kosovës kap mbi 18 mijë euro ‘cash’ të padeklaruara (foto)

22 gusht 2022 | 11:44

Oficerët doganorë në pikëkalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar futjen e 18 mijë e 250 eurove të padeklaruara.

Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganorë kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës.

“Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Por, automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18 mijë e 250 euro të padeklaruara. Pala përgjegjëse është gjobitur me 25 për qind të vlerës totale, konform nenit 33.5 të KDAK-së, pjesa tjetër është ndaluar deri në përfundimin e procedurave hetimore”, ka njoftuar dogana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi është shprehur se…