Dogana kap 500 mijë copë cigare të kontrabanduara

09 shtator 2018 | 16:58

Njësit e Doganës së Kosovës gjatë një aksioni të organizuar me qëllim të parandalimit të kontrabandës me duhan, kanë arritur të kapin sasi të konsiderueshme të këtij produkti.

Pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative të shtunën rreth orës 20:30 në rajonin e Podujevës ekipet e Doganës kanë ndaluar një kamionë që transporton kafshë, i cili tentonte të dilte nga territori i Kosovës në pikëkalimin kufitar të Merdares.

Pas kontrollit në hapësira të fshehura (të ndërtuara për kontrabandë) janë gjetur 480 000 copë cigare “Chesterfield” dhe 20 000 cope cigare “Pall Mall” që të gjitha me banderola të Maqedonisë (total 50 pako të mëdha).
Pas gjetjes së kësaj sasie në konsultimin me prokurorin kompetent malli është sekuestruar, ndërsa i dyshimti është intervistuar dhe dërguar në paraburgim.

Ndaj të dyshimtit është proceduar kallëzimi penal për shmangie të pagesës së taksave rreth 30,000 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Arlind Ajeti vazhdon të jetë lojtar i lirë, pasi…