Dogana kap mbi 28 000 mijë euro në një automjet

14 prill 2021 | 10:32

Në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit janë kapur mjete monetare të padeklaruara, të cilat përmes një automjeti të udhëtarëve kanë tentuar të hyjnë në Kosovë pa deklarim.

“Një automjet që vinte nga Maqedonia është sekuestruar për kontroll dhe gjatë kontrollit të hollësishëm në anën e djathtë në sirtar janë hasur në tri qese dhe pas hapjes së të njëjtave janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë totale prej 28,310.00 eurosh. Të gjitha mjetet janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme”, ka njoftuar Dogana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj, u ka bërë…