Dogana konfiskon lojëra të fatit të palicencuara

10 tetor 2018 | 11:08

Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësit e Doganës mbrëmë kanë organizuar një aksion tek një lokacion i dyshuar për poker ilegal dhe lojëra fati ilegale.

“Mbrëmë rreth orës 22:00 njësit e Doganës kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një lokal pa mbishkrim në Prishtinë. Gjatë kontrollit janë vërejtur se brenda lokalit ushtrohet veprimtari me lojëra të fatit të palicencuara. Gjatë kontrollit brenda lokalit janë gjetur edhe persona që ishin duke luajtur. Pronari i lokalit është larguar dhe nuk është paraqitur. Gjithashtu në këtë lokal është kapur edhe tavolina e pokerit ilegal i cila ishte në përdorim”, është thënë në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Po ashtu në këtë lokal janë konfiskuar: Katër aparate për lojëra të fatit pa numër serik; një rulet pa numër serik; një Tavolinë pokeri; dhe katër pjesë aparate.

“Vlera e mallit konsiderohet te jetë rreth 16,500.00 euro. Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme. Dogana do të vazhdoje edhe me aktivitete tjera në kuadër të zbatimit të ligjit por edhe kërkojmë ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve”, është bërë me dije në njoftimin e Doganës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vietnami kërkon të organizojë një garë të Formulës 1, madje…