Dogana konfiskon mbi 50 aparate ilegale për lojëra të fatit

01 gusht 2018 | 10:15
Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësitë e doganës gjatë javës së fundit kanë organizuar një aksion të gjerë në dy qytete respektivisht në Vushtrri dhe Mitrovicë.

Dogana e Kosovës përmes një kumtese për media, ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni duke u bazuar në informata e siguruara përmes rrugëve operative janë identifikuar dhe targetuar mbi 20 lokacione të dyshuara për aktivitete me lojëra fati ilegale.

Njësitet e doganës kanë ushtruara kontrolle në të gjitha lokacionet duke përshtatur edhe kohën e kontrolleve me oraret e punës pasi një pjesë e tyre i mbajnë mbyllur lokalet gjatë ditës.

Si rrjedhojë e kontrolleve janë kapur një sasi e konsiderueshme e aparateve për lojëra fati si dhe lojëra tjera të ndaluara si Keno dhe Racing Dogs, rezultate si në vijim:

–        Kontrolle të ushtruara 20

–        Të gjetura lojëra ilegale në 9  lokacione

–        Aparate të konfiskuara 50

–        Lojëra të ndaluara të konfiskuara 25

–        Lokale të mbyllura 2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1728 është numri i tiketave të shqiptuara nga Policia e…