Dogana parandalon kontrabandën e stimulantve seksual, në vlerë prej 40 mijë euro

08 janar 2024 | 11:50

Njësit e Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar dhe identifikuar me sukses tentimin për kontrabandë përmes rrugëve malore në regjionin e Vitisë.

Pas një ndjekjeje në rrugët malore të Vitisë është arritur të ndalohet një automjet, i cili kishte tentuar të futej në territorin doganor duke përdorur rrugët e fshehura malore, derisa pas ndalimit u gjet një sasi të konsiderueshme e mallrave të paligjshme.

Janë zbuluar dhe sekuestruar 2,880 copë mjaltë/stimulans seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 euro.

Ky sukses i arritur shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme. Dogana e Kosovës bën thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm nga komuniteti lokal dhe informacione të mëtejshme që mund të ndihmojnë në parandalimin e veprimeve të tilla të paligjshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bejtush Jashari shpall te pavlefshem diplomen e fakultetit Juridik të…