Dogana sekuestron 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia

07 korrik 2022 | 16:05

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të identifikojë një automjet që transportonte mallra të kontrabanduara.

Po ashtu është njoftuar se ky është rasti i pestë i identifikuar nga Dogana e Kosovës. Në kuadër të kësaj, është zbuluar rasti i kontrabandimit të 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia.

“Vazhdon operacioni kundër kontrabandës. Prishtinë 7 korrik  2022, njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës, në kuadër të planit operativ kanë arritur që të identifikojnë edhe rastin e pestë (5), respektivisht edhe një automjet që trasportonte mallra të kontrabanduara. Në kuadër të planit operativ është zbuluar edhe një rast tjetër i kontabandimit të 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia. Automjetet dhe mallrat janë sekuestruar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse”, ka njoftuar dogana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shakira dëshiron të largohet nga Barcelona dhe të jetojë në…