Dogana sekuestron rreth 500 pako barna të pa deklaruara

23 maj 2023 | 16:13

Janë sekuestruar sot 479 pako me barna të pa deklaruara në Ferizaj.

Dogana e Kosovës ka bërë me dije se ka kryer kontroll në dy barnatore në Ferizaj, ku ka gjetur mallra të padeklaruara me origjinë nga vende të ndryshe të botës.

“Ferizaj, 23 maj 2023 njësit e Doganës së Kosovës pas mbledhjeve të informatave në teren dhe me qëllim të verifikimit të tyre, ka kryer kontroll në dy barnatore në Ferizaj. Kontrolla ka gjetur mallra, barna të pa deklaruara (pa banderolla ) në sasi 479 pako ,me origjinë nga vende të ndryshme të botës. Të gjitha mallrat janë konfiskuara”, ka njoftuar dogana.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…