Krasniqi pas takimit me senatorët amerikanë: Aleanca dhe miqësia me ShBA-të është përhershme

23 maj 2023 | 16:09

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka dhënë detaje nga takimi që kishte me senatorët amerikanë të cilët kanë qenë për vizitë zyrtare në Kosovë,

Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe senatorët Chris Murphy dhe Gary Peters, kishin mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse për Kosovën.

Në këtë kontekst, Krasniqi kja thënë se për Kosovën, aleanca me ShBA-në është e fuqishme dhe e përhershme.

“Mbrëmë, në rezidencën e ambasadorit Jeffrey Hovenier, në respekt të senatorëve amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters, patëm një darkë pune. Kënaqësi të dëgjosh mezashe inkurajuese dhe mbështetëse nga dy miq të Kosovës, të cilët, edhe sot, vazhdojnë të ndihmojnë vendin tonë në rrugën drejt shtetndërtimit dhe integrimit euro-atlantik. Senatorët Murphy dhe Peters i falënderova për vizitën dhe kontributin e rëndësishëm, dhënë në periudha të ndryshme, për vendin dhe popullin tonë. Për Kosovën, aleanca dhe miqësia me ShBA-të është e fuqishme dhe e përhershme!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Arsenalin e ka “blinduar” Bukayo Sakan. Reprezentuesi anglez…