Dogana zbulon barna të kontrabanduara

19 janar 2021 | 15:02

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë me dije se Dogana e Kosovës ka kryer kontrolle në pesë barnatore në Prishtinë.

Lajmin për gazetën “Epoka e re” e ka konfirmuar Stavileci, duke treguar se ky aksion është bërë nën dyshimin për barna të kontrabanduara dhe aksioni është duke vazhduar.

“Sot, 19 janar 2021, Dogana e Kosovës me qëllim të zbatimit të ligjit, luftimit të kontrabandës dhe ekonomisë informale si dhe mbrojtjes se shëndetit ka organizuar kontrolle në pesë barnatore të ndryshme, ku është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave te dyshimta si të kontrabanduara”, është shprehur Stavileci.

Ai ka shtuar se me të gjeturat është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Me këtë rast dhe më të gjeturat është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe tashmë kontrolli është duke u zhvilluar me mandat të Prokurorisë dhe Gjykatës dhe është zgjeruar edhe në objektet përcjellëse të këtyre barnatoreve. Kontrollet janë duke u zhvilluar akoma”, ka deklaruar Stavileci.

(A.M/Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krehja e flokëve, veshja dhe pak make-up, na bën të…