Doktorëve në Belgjikë u kërkojnë të punojnë edhe pse janë të infektuar me Covid

27 tetor 2020 | 08:26

Doktorë në qytetin belg të Liezhit bëjnë me dije se u është kërkuar të qëndrojnë në krye të detyrës dhe të punojnë edhe në disa raste kur disa prej tyre kanë qenë të infektuar me koronavirus, për ta përballuar fluksin e pacientëve me virusin vdekjeprurës.

Sipas raportimeve, të paktën 25 % e stafit mjekësor tashmë është prekur nga koronavirusi, por disa spitale i kanë kërkuar punonjësve që kanë rezultuar pozitivë, por që nuk kanë simptoma, të vijojnë punën.

Kreu i unionit të mjekëve belgë deklaroi për mediat britanike se ky vendim është marrë për të parandaluar shembjen e sistemit shëndetësor, i cili rrezikohet nga dita në ditë për shkak të fluksit të madh të pacientëve.

Tashmë në qytetin në lindje të Belgjikës, 1 në 3 njerëz që po testohen ka rezultuar i prekur me koronavirus. Spitalet po i vendosin pacientët në të gjitha repartet ku është e mundur dhe kanë anuluar të gjitha operacionet jo urgjente.

Disa ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke paralajmëroi se vendi ishte pranë një “tsunami” dhe se autoritetet mund të humbnin kontrollin e situatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  70 % e personave të prekur nga koronavirusi, por…