Dokument i deklasifikuar: Numrat sekret të Rubinit për Thaçin, përgatitja për bombardimet e NATO-s

25 mars 2023 | 19:22

Disa dokumente sekrete janë deklasifikuar nga koha e Rambujesë. Të njëjtat i ishin dërguar Shtëpisë së Bardhë.

Në ato dokumente tregohet se si zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, e përgatiste Thaçin për atë që mund të ndodhte pas bombardimeve të NATO-s.

Në dokumentet të cilat tanimë janë publike dhe janë përkthyer në gjuhën shqipe, gazetarët; Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu i kanë publikuar në librin “Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi”, thuhej se “Po atë ditë Hashim Thaçi kishte pasur një drekë pune në Ambasadën Amerikane në Paris, me James Rubin dhe Christopher Hill.

Dreka kishte qenë e shkurtër, por një moment pas saj, Rubin kishte ftuar Thaçin për një shëtitje në oborr dhe i kishte kërkuar Chris Hillit që t’i linte vetëm”.

Më tutje në këto dokumente të deklasifikuara thuhej se “Rubin i kishte kërkuar Thaçit që të mbante përmendësh tre numra telefoni që do të ishin shumë të rëndësishëm për të në momente kritike në luftë. Tre numra që nuk duhej t’i shënonte askund, por që do t’i kujtonte sa herë të kishte nevojë për SHBA-të”.

Rubin pati deklaruar në një intervistë për Demokracia.com se me Thaçin kishte zhvilluar një marrëdhënie të besimit dhe e sheh si person që e mban fjalën. Ai madje ka pasur edhe lëvdata për qeverisjen e tij. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti amerikan Edward Joseph ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan…