Doli nga shtëpia me shoqet e s’u kthye, nëna nga Gjilani raporton zhdukjen e vajzës së mitur

19 gusht 2022 | 08:48

Një nënë nga Gjilani ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia me shoqet e saj dhe se nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është raportuar para dy ditësh rreth orës 22:00.

“PERSON I ZHDUKUR-Rr. Kumanova, Gjilan 17.08.2022 – 22:00.  Ankuesja femër  kosovare ka raportuar se vajza e saj  e mitur, viktima femër  kosovare,  ka dalë nga shtëpia (me shoqet e saj) dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës dhe…