Doli pozitiv me doping, pezullohet me dy vite Papu Gomez

20 tetor 2023 | 15:53

Papu Gomez është sanksionuar nga autoritetet anti-doping me dy vite pezullim. Ish-lojtari i Sevillas, i cili u transferua në Monza këtë vit, ka rezultuar pozitiv për një substancë të ndaluar pas një testi të kryer në nëntor 2022.

Këtë lajm lojtari dhe klubi andaluzian e mësuan muaj më parë, kur i njoftoi UEFA. Por pikërisht këtë javë ai mori dënimin, që i jep fund karrierës së tij.

Sipas versionit të lojtarit, ish-lojtari i Sevillas kishte pasur një natë të keqe, gjë që bëri që ai të pinte shurup pa u konsultuar paraprakisht me mjekët e klubit të Sevillas. Në parim, do të ishte një ilaç nga familja B2-adrenergjike, i ngjashëm me salbutamolin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pyetje janë rekomandimet e Parlamentit Evropian në lidhje me…