Donald Trump e quan Bitcoinin një ‘mashtrim ndaj dollarit amerikan’

08 qershor 2021 | 10:28

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se ai e sheh Bitcoinin si një mashtrim që ndikon në vlerën e dollarit amerikan.

Trump ka shtuar se dëshiron që dollari të ishte “monedha e botës”.

“Bitcoin, thjesht duket si një mashtrim. Nuk më pëlqen sepse është një monedhë tjetër që garon ndaj dollarit”, tha Trump për Fox News, përcjell Telegrafi.

Komentet e tij vijnë pas njoftimit se El Salvador planifikon ta bëjë të ligjshëm përdorimin e kriptovalutave.

Sipas CoinMarketCap, aktualisht Bitcoin po tregtohet me 32,600 dollarë gjë që brenda 24 orëve ka pasur rënie për gati 10 për qind.

Çmimi i Bitcoinit vazhdimisht ka rënë që nga fillimi i muajit maj dhe deri më tani nuk është rikuperuar.

Kjo rënie e vlerës i atribuohet Kinës e cila ka ndaluar bankat të ofrojnë shërbime në lidhje me kritpovalutat, si dhe prodhuesit të makinave elektrike Tesla ku kishte njoftuar se nuk do të pranoj pagesa me këto valuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar…