Donaldi së shpejti nis punën në televizion, koleget e tij të reja janë Bora Zemani dhe Einxhel Shkira

09 shkurt 2022 | 11:45

Mbrëmë ishte nata e plotësimit të dëshirave në ‘’Big Brother Vip’’.

Pas Einxhel dhe Ilirit surpriza e radhës iu dedikua Donaldit.

Ai së shpejti do të jetë bashkëprezantues me binjakun e tij Romeon në emisionin më të ri në ‘’Top Channel’’.

“Më lër të flas”, titullohet emisioni bazuar në një nga batutat më të famshme të Donaldit në shtëpi.

Më lot në sy Donaldi i emocionuar falënderoi vëllain e tij dhe tregoi se mezi pret të nisë këtë eksperiencë.

Ai në Top Channel, tashmë ka kolege të reja në punë, Bora Zemanin dhe Einxhel Shkirën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vitin e kaluar, gjatë periudhës janar-dhjetor, në sallat e operacionit…