Donika Kadaj-Bujupi: Albin Kurti po e çon Vetëvendosjen drejt dështimit

24 janar 2018 | 21:39

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Donika Kadaj-Bujupi, është shprehur qartas kundër kthimit të Albin Kurtit në krye të partisë së saj.

Kadaj-Bujupi ka thënë se organizatat të cilat funksionojnë në bazë të vendimeve që i merr një individ, janë të pritura të dështojnë.

“Të gjithë anëtarët e Këshillit kanë votuar që Albin Kurti të kandidojë për kryeministër. Në zgjedhje gjithçka shkoi mirë, andaj ne menduam që përfunduan mosmarrëveshjet. Erdhi në shprehje ambicia e Albinit që të bëhet kryetar dhe filloi linçimi. Problem ishte metoda që përdorej për të arritur qëllimin e marrjes së pushtetit mbi organizatën. Jemi ndier të panevojshëm që të jemi pjesë e strukturës, kur thuhej se lideri është i mjaftueshëm. Vendimet duhej që të nxirreshin nga mbledhjet, e jo një individ të vendos. Unë kam parë organizata të tilla dhe ato shkojnë drejt dështimit”, ka thënë ajo në “RTK”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, dhe ministri i jashtëm…