Donjet Bislimi: Kryeministër i ardhshëm do të jetë Kadri Veseli

29 janar 2019 | 00:05

Me rastin e 19-të vjetorit të themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK), është organizuar një takim solemn me të rinjtë e të gjitha degëve të Rinisë Demokratike, kryesinë e Rinisë Demokratike si dhe personalitete nga Kryesia e PDK-së me aktivist të shumtë rinorë.

Në fjalën përshëndetëse të këtij shënimi solemn të përvjetorit të themelimit të RDK-së, foli Enver Hoxhaj, zëvendëskryetar i PDK-së, ku veçoi sukseset dhe sfidat e RDK-së, e cila ishte në ballë të ndryshimeve dhe shtetndërtimit, për këto vite.

“Viti 2019 mund të jetë një vit historik dhe këtë vit do ta përmbyllim me shtetndërtimin e Kosovës. Duke ju dëshiruar sukses në këtë 19-vjetor, ftoj të gjithë juve ta mbani kokën lart dhe t’i besoni Partisë Demokratike të Kosovës”, theksoi Hoxhaj.

Po ashtu, Enver Hoxhaj ka theksuar se rinia e PDK-së është forcë e ndryshimit për vendin.

“Ju uroj ditëlindjen e 19-të si Rini Demokratike dhe ju falënderoj për një punë të madhe që keni bërë. PDK është forca e ndryshimit dhe PDK fillon me juve, me rininë. Ta përmbyllim shtet ndërtimin e Kosovës duke përmirësuar çdo fushë të jetës. PDK si forcë e ndryshimit matet me emra e mbiemra që kanë pasur rol kyç në PDK. Jam i nderuar që 90 për qind e kolegëve që janë sot në qeverisje, janë nga Rinia Demokratike. PDK, rininë e sheh si forcë të ndryshimit”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërsa, kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, duke i përshëndetur të gjithë anëtarët e kryesive të degëve të RDK-së, ka theksuar kontributin e secilit pararendës për Kosovën, prandaj fitorja ishte e pashmangshme.

“Sot, secili prej jush reflekton shpresën e nevojshme të bashkëmoshatarëve tanë, sot secili prej jush është lider, është model për gjeneratat pas nesh, dhe këtë nuk e treguat me fjalë por me vepra. Duke i pasuar 19 vite pune, aktivitet të palodhshëm qytetar dhe politik të Rinisë Demokratike, ju treguat se jeni të duhurit për të ecur në këtë rrugë të trasuar nga strukturat e kaluara të rinisë”, ka theksuar Donjet Bislimi, duke i ftuar ata të kontribuojnë që rruga e Rinisë Demokratike të bëhet e vetmja rrugë shprese, vullneti dhe besimi për qytetarët dhe moshatarët tanë.

Bislimi ka përgëzuar secilin anëtar të Kryesisë, secilin kryetar dege, anëtar të Kryesive të degëve dhe këshillave drejtuese, secilin kryetar nëndege, secilin aktivist të mrekullueshëm të Rinisë Demokratike, për punën deri më sot.

Ai po ashtu, i përgëzoi të rinjtë e PDK-së për vullnetin që e reflektojnë, duke uruar që punën e deritashme ta dyfishojnë dhe trefishojnë gjatë këtij viti, me qëllimin e vetëm, të përbashkët, për shtetin e Kosovës, përmes fitores së PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, i…